Përderisa Paris Saint-Germaini i është afruar titullit të 11-të në ligën franceze, gara është bërë shumë interesante për kualifikim në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër si dhe për mbetje në elitën franceze.
Pavarësisht gjitha problemeve që i kishte së fundmi, kampioni në fuqi i Francës, PSG është lider me 75 pikë. Ka tetë pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Marseille.
Deri në fund të edicionit në elitën e futbollit francez kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.
Me një fitore këtë vikend të PSG-së kundër Lorientit, bashkë me dështimin e Marseillet në shtëpi kundër Auxerret dhe Lensit në udhëtim te Toulouse, kampionati thuajse do të mbyllej.
Ndeshja Paris – Lorient luhet të dielën nga ora 17:05 dhe i takon xhiros së 33-të.
Është çështje kohe para se skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier ta fitoi titullin, të nëntin në 12 vjet me pronarë nga Katari.
Fokusi do të jetë te Marseille dhe Lensi që zënë vendin e dytë dhe të tretë.
Edhe
PSG-ja afër titullit, gara bëhet për vendin e dytë
Marseille ka 67 pikë e Lensi 66. Monaco në pozitën e katërt ka 61 pikë.
Monaco në dy edicionet e fundit ka përfunduar në vendin e tretë.
Gara për të mbetur në ligë është e ashpër pasi katër skuadra do të zbresin një rang më poshtë. Nga edicioni i ardhshëm, Ligue 1 do të jetë me format të ri prej 18 skuadrave. Vetëm dy do të inkuadrohen nga rangu i dytë.