Paris Saint-Germaini e siguroi titullin në Francë me fitoren ndaj Lensit në mesjavë. Është titulli i 14-t në elitën franceze për kampionin e Evropës.
Por, një xhiro para fundit, gara për vendin e tretë, të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve nga kampionati francez, është e hapur.
Lille, Lyoni dhe Rennesi garojnë për t’iu bashkuar PSG-së dhe Lensit.
Lille është i treti me 61 pikë, Lyoni i katërti me 60 pikë, ndërsa Rennesi i pesti me 59 pikë.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-t në Francë nisin nga ora 21:00 dhe luhen të dielën.
Lille e pret Auxerren, Lyoni e pret Lensin, kurse Rennesi luan në udhëtim te Marseille.
Marseille është i gjashti me 56 pikë, por i duhet fitorja dhe gabimi i Rennesit për ta siguruar Ligën e Evropës. Me humbje, Marseille rrezikon kualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi ka vetëm dy pikë më shumë se Monaco. Monaco luan në udhëtim te Strasbourgu.
Edhe
PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve
Në garën për mbijetesë luftojnë Nice dhe Auxerre.
Nantesi dhe Metzi janë larguar nga elita. Vendi i 16-të do të luajë në plejaut, ndërsa aktualisht në këtë pozitë është Nice me 31 pikë, sa ka edhe Auxerre në vendin e 15-të. Le Havre në vendin e 14-të i ka 32 pikë.
Le Havre udhëton te Lorienti, ndërsa Nice përballet me Metzin e larguar tashmë.