Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini ka regjistruar tjetër fitore që e afron drejt titullit të radhës në kampionatin elitar francez.
PSG-ja të premten mbrëma fitoi në shtëpi ndaj Toulouset, 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 28-të.
Fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, shënoi në minutat 23 dhe 33 për parisienët, ndërsa Gonçalo Ramos realizoi në minutën e 92-të në fitore.
Rasmus Nicolaisen e shënoi golin e vetëm për mysafirët.
PSG-ja me një ndeshje më pak të luajtur në vendin e parë i ka 63 pikë. Toulouse mbetet me 37 pikë në mesin e tabelës.