Paris Saint-Germaini e ka mposhtur 3:0 skuadrën e Lillet të premten.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 18-të të Ligue 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fitoren e PSG-së, shkëlqeu fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, duke i realizuar dy gola.
Francezi Dembele golin e parë e realizoi nga distanca në minutën e 13-të. Ai u asistua nga Vitinha.
Golin e dytë e shënoi në minutën e 64-t me asistim të Desire Doue.
Realizatori i golit të tretë ishte Bradley Barcola në minutën e 93-të.
Parisi me këtë fitore është ngritur përkohësisht në pozitën e parë me 42 pikë.
Lensi ka 40 pikë në vendin e dytë, por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Lille është në pozitën e katërt me 32 pikë.