Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja humb Dembelen në prag të finales së Championsit

Ousmane Dembele

Kampioni i Evropës dhe i elitës së futbollit francez, Paris Saint-Germainit, ka humbur nga Paris FC-në, në derbin e kryeqendrës franceze. 

Përveç ndeshjes, PSG-ja e ka humbur edhe fituesin e “Topit të Artë”, Ousmane Dembele. 

Dembele raportohet në mediumet franceze se ka pësuar lëndim në pulpë. 

Lëndimi i tij ka ardhur vetëm 13 ditë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.  Finalja e Championsit luhet më 30 maj në Budapest të Hungarisë. 

Dembele u zëvendësua nga Gonçalo Ramos, në minutën e 27-të. 

Shqetësim ka edhe te Përfaqësuesja e Francës, që në verë do të luajë në Botërorin që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.   

Edhe Dembele flet për gjendjen fizike Futboll Dembele flet për gjendjen fizike

Paris FC e mposhti PSG-në të dielën 2:1, në ndeshjen e fundit të Ligue 1 të Francës për këtë sezon. 

Bradley Barcola shënoi për PSG-në në minutën e 50-të, kurse Alimani Gory i shënoi dy gola për vendësit, në minutën e 76-të dhe të 94-t. 

PSG-ja kampione e mbyll kampionatin me 76 pikë në vendin e parë, ndërsa Paris FC në vendin e 11-të me 44 pikë.