Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja sërish në majën e Evropës, triumfon për të dytin vit me radhë

1 muaj më parë Mbyllet vazhdimi i parë
1 muaj më parë Arsenali kërkon penallti
1 muaj më parë Shtylla shpëton Arsenalin
1 muaj më parë Dembele barazon rezultatin
PSG

Paris Saint-Germaini e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht. Skuadra franceze e mposhti Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive 4:3 të shtunën mbrëma, në finalen e zhvilluar në stadiumin “Pushkash Arena”, në Budapest të Hungarisë.

PSG-ja u bë vetëm klubi i dytë pas Real Madridit, që me sukses e mbron titullin evropian pas Real Madridit. Por, parisienëve u ndihmoi edhe fati për ta arritur këtë sukses.

E barazuan rezultatin në 1:1 pikërisht nga penalltia e saktë e Ousmane Dembeles në minutën e 65-të. Në ekzekutimin e penalltive, katër prej pesë lojtarëve të PSG-së realizuan gol. Dështoi vetëm Nuno Mendes. Për Arsenalin, Eberechi Eze dhe mbrojtësi Gabriel, i fundit që gjuajti në mbrëmjen e së shtunës, dështuan të realizonin.

“Jemi shumë, shumë krenar sonte. Shumë mirënjohës për këtë triumf, sepse ishte ndeshje e vështirë ndaj një ekipi shumë të mirë. Duhet që ta përgëzoj ekipin e Arsenalit pasi ka pasur sezon shumë të mirë. Por, jemi të lumtur dhe i gëzohemi triumfit si ekip. Mendoj se e merituam”, deklaroi Desire Doue, sulmuesi i PSG-së pas ndeshjes për “TNT Sports”.

Vitinha e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të finales. Gonçalo Ramos, sulmuesi që e zëvendësoi Dembelen për shkak të një lëndimi në pjesën e dytë, ishte vendimtar po ashtu me saktësinë nga pika e bardhë. Kontributi i tij u vlerësua po ashtu.

Edhe Dy tituj të Evropës radhazi, PSG u bashkohet klubeve më të mëdha në histori Futboll 1 muaj më parë Dy tituj të Evropës radhazi, PSG u bashkohet klubeve më të mëdha në histori

“Ishte shumë vështirë. Kemi shumë personalitet dhe e shfaqëm atë se jemi gati për çdo gjë. I dua këto momente. Jam sulmues dhe gjithmonë i gatshëm për të ekzekutuar penallti, edhe nëse është e para. Doja të isha i pranishëm në këtë moment të madh”, deklaroi Ramos.

Për më shumë se një orë, kampioni anglez ishte shumë mirë i organizuar dhe ishte afër që ta shënonte një tjetër sukses historik, pas triumfit në Premier League pas 22 vjet pritjeje. Pas golit të Kai Havertzit për 1:0 në minutën e gjashtë, Arsenali u mbrojt në mënyrë impresive, me shumë lojtarë në zonën e penalltisë.

Dhe “topçinjtë” për kohë të gjatë e mbajtën të heshtur sulmin e jashtëzakonshëm të PSG-së. Arsenali nuk e mbajti shumë topin, por kjo nuk ishte shqetësuese për klubin anglez. Francezët nuk kishin shumë ide në fazën e fundit. Por, një moment kombinimi mes Khvicha Kvaratskhelias dhe Ousmane Dembeles në zonë, bëri që “muri londinez” të thyhej.

Kvaratskhelia u pengua në zonë nga Christian Mosquera. Mbrojtësi spanjoll shkaktoi penallti dhe kjo u konfirmua me VAR.

Pasi PSG-ja i barazoi shifrat me Dembelen, fituesin e “Topit të Artë”, pati edhe disa mundësi shënimi, njësoj si Arsenali. Por, gola nuk u shënuan më dhe ndeshja pas 120 minutave u mbyll 1:1.

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin lojtarët e ekipit francez. Pas penalltisë së Gabrielit, që gjuajti lartë mbi portë, shpërtheu festa.

“Jemi të dëshpëruar që e humbëm finalen në penallti. Ka qneë një sezon i jashtëzakonshëm, ishte ndeshja e 63-të për ne sonte. Kemi dhënë çdo gjë deri në këtë pikë dhe penalltitë janë lotari. I humb ose i fiton ato. Edhe ekipet më të mira ndonjëherë humbin në penallti”, theksoi Declan Rice, kapiteni i Arsenalit.

Edhe Chelsea ngacmon Arsenalin pas disfatës në finale të Championsi Futboll 1 muaj më parë Chelsea ngacmon Arsenalin pas disfatës në finale të Championsi

PSG-ja e fitoi trofeun e dytë më prestigjioz evropian, ndërsa për Arsenalin ishte finalja e dytë e humbur pas asaj ndaj Barcelonës, dhe e para pas 20 vjetësh.

Dhe e gjithë merita për sukseset e PSG-së është te arkitekti, tekniku spanjoll Luis Enrique. Luis Enrique është në mesin e pesë trajnerëve që kanë fituar tri apo më shumë trofe të Kupave Evropiane apo Ligës së Kampionëve. Carlo Ancelotti prin në këtë listë me pesë trofe, ndërsa Luis Enrique me nga tre trofe barazohet me Bob Paisleyn, Zinedine Zidanen dhe Pep Guardiolan. Luis Enrique një trofe e ka të fituar edhe me Barcelonën në vitin 2015.

Arteta: E rëndë të humbësh në finale në penallti

1 muaj më parë / 30 maj 2026 22:23
Mikel Arteta

Trajneri Mikel Arteta, i cili e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të parë në Premier League pas 22 vjetësh, ka thënë se është e rëndë të pësosh humbje në finale të Ligës së Kampionëve, pas ekzekutimit të penalltive.

“Është shumë e rëndë kur ke paraqitje kaq të mira në garë në gjithë rrugën deri në finale, dhe në fund e humb trofeun pas penalltive. Është e vështirë. Ndihemi keq. Kur je kaq afër ta fitosh garën, disa penallti në garën më të madhe për klube në botë, atëherë ndihesh keq. Ne duhet që këtë dhembje ta kthejmë në energji. Unë jam krenar me djemtë, na kanë dhënë shumë gëzime. Është privilegj ta drejtoj këtë grup lojtarësh dhe këtë ekip. E fituam një trofe të madh, dhe e humbëm më të madhin”, deklaroi Arteta pas ndeshjes.

Luis Enrique: E merituam trofeun

1 muaj më parë / 30 maj 2026 22:22
Luis Enrique

Luis Enrique ka thënë se trofeu i dytë rresht i Ligës së Kampionëve i fituar me Paris Saint-Germainin, ka qenë i merituar po ashtu.

“Mendoj se e merituam, ndoshta sot e merituam të dy ekipet, mënyra se si kemi luajtur ne në gjithë sezonin, mendoj se e kemi merituar Championsin. Jemi të lumtur dhe sërish do të provojmë në sezonin tjetër, pse jo. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ta. Pas asaj, Arsenali dinte si të mbrohej, ishte shumë vështirë. Ne jemi mësuar të sulmojmë me shumë lojtarë, por kundër kësaj skuadre ishte e vështirë. Arsenali ka ekip të fortë fizikisht, shumë të fortë”, është shprehur Luis Enrique pas triumfit.

Chelsea ngacmon Arsenalin pas disfatës në finale të Championsi

1 muaj më parë / 30 maj 2026 22:13
Chelsea

Skuadra e Chelseat, rivale e Arsenalit, e ka pritur përfundimin e ndeshjes finale të Championsit mes PSG-së dhe Arsenalit.

PSG-ja fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:3, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1.

PSG-ja e fitoi trofeun e dytë rresht të Ligës së Kampionëve, ndërsa Arsenali e humbi finalen e dytë. Të parën e kishte humbur nga Barcelona në vitin 2006, dhe të shtunën, pas 20 vjetësh, u mposht sërish.

Chelsea në rrjetet sociale ka postuar fotografi të trofeut të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Stamford Bridge”.

“Ejani dhe vizitojeni Shtëpinë e Trofeve në Londër. Rezervoni tani vizitën në ‘Stamford Bridge’”, ka shkruar Chelsea, duke ia bashkangjitur postimit edhe dy yje.

Chelsea është fitues i dy trofeve të Ligës së Kampionëve, në edicionet 2011/12 dhe 2020/21.

No description available.No description available.

Marquinhos i lumtur që Parisi e fitoi Ligën e Kampionëve

1 muaj më parë / 30 maj 2026 22:09
Marquinhos

Mbrojtësi brazilian, Marquinhos, është shprehur i lumtur që Paris Saint-Germaini arriti ta fitojë për të dytin vit radhazi Ligën e Kampionëve.

Marquinhos është kapiten e Parisit. Ai shtoi se fakti që Parisi e fiton “Champions Leaguen” dy herë rresht është emocion edhe më i veçantë.

“Është një emocion ndryshe këtë herë, është e pabesueshme që kemi arritur ta bëjmë dy herë radhazi. Ne treguam sa shumë e dëshironim këtë trofe. Trajneri na tha që në fillim të sezonit se është e vështirë ta fitosh, por është edhe më e vështirë ta fitosh dy herë radhazi. Ky ishte objektivi ynë dhe këtë mentalitet e treguam sot”, u shpreh mbrojtësi me provojë.

Doue: Jemi krenarë, e kemi merituar

1 muaj më parë / 30 maj 2026 21:24
Desire Doue

Sulmuesi Desire Doue ka deklaruar se Paris Saint-Germaini e ka merituar ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Ai është shprehur shumë krenarë për fitimin e trofeut të “Champions League”.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë sonte. Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës, sidomos sepse ishte një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi shumë të mirë. Duhet ta përgëzojmë edhe Arsenalin, pasi që zhvilluan një sezon vërtet të shkëlqyer. Tani na mbetet vetëm ta shijojmë këtë sukses si ekip dhe si familje, sepse mendoj se e kemi merituar”, u shpreh 20-vjeçari për “TNT Sports”.

Parisi arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi duke e mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive, 4:3.

UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të finales

1 muaj më parë / 30 maj 2026 21:19
Dembele

UEFA ka shpallur lojtarin më të mirë të finales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.

Çmimi si lojtari më i mirë i finales i ka takuar mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Vitinha.

Parisi arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive, 4:3.

Penalltitë vendosin fituesin

1 muaj më parë / 30 maj 2026 20:45
barcola

Penalltitë do ta vendosin fituesin e Ligës së Kampionëve sivjet. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras mes PSG-së e Arsenalit.

Mbyllet vazhdimi i parë

1 muaj më parë / 30 maj 2026 20:26
PSG

Pa gola është mbyllur vazhdimi i parë prej 15 minutash.

Lojë do të ketë edhe 15 minuta. Nëse rezultati mbetet 1:1, penalltitë do ta vendosin kampionin e Evropës për këtë edicion.

Arsenali kërkon penallti

1 muaj më parë / 30 maj 2026 20:22
Noni Madueke

Një duel mes Nuno Mendesit dhe Noni Maduekes në minutën e 102-të, ka bërë që Arsenali të kërkojë penallti. Sipas lojtarëve të skuadrës angleze, Madueke u ndal në mënyrë të palejuar.

VIDEO:

Mbyllet baras koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime

1 muaj më parë / 30 maj 2026 20:04
psg

Ka përfunduar baras 1:1 koha e rregullt e finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Kai Havertz e kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e gjashtë.

Ousmane Dembele i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 65-të. Francezi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Shtylla shpëton Arsenalin

1 muaj më parë / 30 maj 2026 19:45
Kvaratskhelia

Shtylla e ka shpëtuar Arsenalin pa pranuar gol.

Kvaratskhelia në minutën e 77-të vrapoi nga më larg se gjysma e fushës. Në fund gjuajtja e tij u devijua dhe topi përfundoi në shtyllë.

Dembele barazon rezultatin

1 muaj më parë / 30 maj 2026 19:30
Ousmane Dembele

“Topi i Artë”, Ousmane Dembele, nuk ka gabuar nga pika e bardhë.

Ai shënoi në minutën e 65-të nga penalltia për 1:1.

Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së Mosqueras nga Kvaras.

VIDEO:

Arsenali në epërsi pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 30 maj 2026 18:55
Arsenal

Arsenali e ka mbyllur pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve në epërsi ndaj Paris Saint-Germainit.

Kai Havertz me asistim te Leandro Trossardit shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë.

PSG-ja kishte disa raste shënimi për ta barazuar rezultatin por që nuk i konkretizoi.

Havertzi hyn në rrethin e ngushtë të lojtarëve për një sukses të madh

1 muaj më parë / 30 maj 2026 18:20
Kai Havertz

Me golin e shënuar ndaj PSG-së në finale, Kai Havertz ka regjistruar sukses madhor. Ka hyrë në mesin e ngushtë të lojtarëve me të arritur të madhe.

Është bërë vetëm lojtari i tretë që shënon në finale të Championsit me dy skuadra të ndryshme.

Kai Havertz (Chelsea, Arsenal)

Cristiano Ronaldo (Man Utd, Real Madrid) Mario Mandzukic (Juventus, Bayern Munich)

Havertzi shënon, Arsenali në epërsi

1 muaj më parë / 30 maj 2026 18:08
Kai Havertz

Arsenali ka kaluar në epërsi në finalen e “Champions Leagues” ndaj Paris Saint-Germaninit.

Golin e epërsisë për Arsenalin e shënoi Kai Havertz në minutën e gjashtë.

VIDEO:

Nis ndeshja finale e Ligës së Kampionëve

1 muaj më parë / 30 maj 2026 18:04
Arsenal

Ka nisur finalja e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit.

Lewis-Skelly nuk ishte i lindur kur Arsenali luajti në finalen e vitit 2006

1 muaj më parë / 30 maj 2026 17:33
Myles Lewis-Skelly

Herën e fundit kur Arsenali luajti në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2006, Myles Lewis-Skelly, nuk ishte i lindur.

“Kam parë një pjesë të vogël të historisë. Duke qenë i ulur tani këtu, nuk mendoj se e kam kuptuar mirë. Kjo është ajo për të cilën jeton”, ka thënë Lewis-Skelly më herët gjatë kësaj jave për BBC Sport.

Declan Rice ishte shtatëvjeçar dhe vetëm sa e kishte nisur rrugëtimin në futboll te Chelsea.

“Vetëbesimi para finales është në kulm. Duam tjetër trofe”, ka thënë Rice.

Në vitin 2006, Eberechi Eze ishte gjashtëvjeçar dhe ishte pjesë e ProStars dhe Bruin JFC.

Arsenali, ekipi i vetëm që nuk u mposht deri tani

1 muaj më parë / 30 maj 2026 17:27
Arsenal

Arsenali është ekipi i vetëm që nuk pësoi humbje deri në finale të Ligës së Kampionëve në këtë edicion.

Fazën e ligës e përfundoi në vendin e parë me tetë fitore nga po aq ndeshje të luajtura.

Në fazën e ligës u përball me Athletic Bilbaon, Olympiacosin, Atletico Madridin, Slavia Pragën, Bayern Munichun, Club Bruggen, Interin dhe Kairatin.

Në 1/8 e finales e eliminoi Bayer Leverkusenin. Sportingu ishte skuadra ndaj së cilës triumfoi në çerekfinale, kurse në gjysmëfinale triumfoi përballë Atletico Madridit.

Rruga e PSG-së në finale ishte shumë e vështirë

1 muaj më parë / 30 maj 2026 17:25
PSG

PSG-ja deri në finale të Ligës së Kampionëve arriti me shumë vështirësi, pasi pati kundërshtarë shumë të fortë.

Fazën e ligës, PSG-ja e përfundoi në pozitën e 11-të, dhe kishte një raund ekstra për të arritur në ndeshjen e fundit të Championsit për këtë edicion.

Në fazën e ligës, PSG-ja u përball me Atalantan, Barcelonën, Bayer Leverkusenin, Bayern Munichun, Tottenhamin, Athletic Bilbaon, Sportingun dhe Neëcastlen.

Në plejofin e fazës nokaut, PSG-ja e eliminoi fillimisht Monacon.

Më pas, në një të tetën e finales e mposhti Chelsean. Në çerekfinale fitoi ndaj Liverpoolit, ndërsa gjysmëfinalen e zjarrtë e fitoi përballë Bayern Munichut.

Tani e ka mundësinë që të triumfojë në finale, ndaj një tjetër skuadre angleze.

16 kampionët evropianë nga Britania e Madhe

1 muaj më parë / 30 maj 2026 17:22
Manchester City

Skuadrat e Britanisë së Madhe e kanë fituar Kupën Evropiane apo Ligën e Kampionëve në 16 raste.

Celticu e nisi me fitore 2:1 ndaj Interit në edicionin 1966/67, para se Manchester Unitedi ta përsëriste atë sukses.

Celtic (1967), Manchester United (1968, 1999, 2008), Liverpool (1977, 1978, 1981, 1984, 2005, 2019), Nottingham Forest (1979, 1980), Aston Villa (1982), Chelsea (2012, 2021), Manchester City (2023), janë fituesit nga Britania e Madhe.

Atmosfera në “Emirates” do të jetë e zjarrtë

1 muaj më parë / 30 maj 2026 17:21
Emirates

Tifozët e Arsenalit që nuk siguruan bileta për në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë, do ta ndjekin finalen e Ligës së Kampionëve nga stadiumi “Emirates”.

Në “Emirates” do të mblidhen plot 60 mijë shikues në stadium, njësoj si kur “topçinjtë” e fituan Premier Leaguen.

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Championsit

1 muaj më parë / 30 maj 2026 17:12
arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit, skuadra që do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja luhet “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarsië.

Formacioni i PSG-së:

Safonov, Hakimi, Marquinhos (C), Kvaratskhelia, Fabian Ruiz, Dembele, D. Doue, Vitinha, Nuno Mendes, Pacho, Joao Neves

Formacioni i Arsenalit:

Raya, Saliba, Mosquera, Hincapie, Gabriel, Saka, Odegaard (C), Trossard, Havertz, Rice, Leëis-Skelly

Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin?

1 muaj më parë / 30 maj 2026 16:25
PSG – Arsenal

Paris Saint-Germaini dhe Arsenali do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve në Budapest të Hungarisë të shtunën nga ora 18:00.

Vetëm nëntë ekipe e kanë kompletuar një edicion të Championsit pa pësuar disfatë. Arsenali tani është vetëm një ndeshje larg kësaj arritjeje, kur përballet me PSG-në, kampionin në fuqi të Evropës.

Në edicionin e kaluar, kur e fitoi Championsin, PSG-ja në gjysmëfinale e kishte mposhtur Arsenalin në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.

Në finale kishte fituar 5:0 ndaj Interit, për trofeun e parë evropian në histori të klubit.

PSG-ja mund të mburret me sulmin më të mirë në këtë edicion, me 44 gola gjithsej, ndërsa Arsenali me mbrojtjen më të fortë. Arsenali nuk ka pranuar gol në nëntë ndeshje, ndërsa i pranoi vetëm katër në fazën e ligës.

PSG e Arsenal me bilanc të njëjtë

Paris Saint-Germaini dhe Arsenali janë takuar disa herë në të kaluarën. Një tjetër ndeshje, finale, do të luajnë të shtunën në “Pushkash Arena” në Budapest.

PSG-ja dhe Arsenali janë takuar shtatë herë në garat e organizuara nga UEFA. Nga dy fitore i ka secila skuadër, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur baras.

Përballjet e fundit ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar. Ousmane Dembele e shënoi golin në fitoren 1:0 në udhëtim për PSG-në, ndërsa Fabian Ruiz e Achraf Hakimi shënuan në Paris, në fitoren 2:1. Golin për Arsenalin e realizoi Bukayo Saka.

Ndeshja tjetër e fazës nokaut mes tyre ishte ajo e gjysmëfinales së edicionit 1993/94, në Kupën e Fituesve të Kupave.

Arsenali avancoi tutje. Ndeshja e parë në Paris ishte mbyllur 1:1, ndërsa Arsenali e fitoi 1:0 ndeshjen në Londër.

E veçanta e finales është se të dyja ekipet i kanë trajnerët spanjollë.

Luis Enrique e udhëheq PSG-në, ndërsa Mikel Arteta është trajner i Arsenalit.