Paraqitjet e Ousmane Dembeles te Përfaqësuesja e Francës nuk janë aspak të ngjashme me ato që i ka te Paris Saint-Germaini.
Në dy ndeshjet e fundit miqësore, ndaj Bregut të Fildishtë dhe Irlandës së Veriut, Dembele ka pranuar shumë kritika. Madje në Francë kanë kërkuar që ai të jetë në bankën rezervë.
Për përzgjedhësin Didier Deschamps, ky debat nuk ekziston, shkruan “AS” të shtunën.
Në 59 ndeshje për “Les Bleus”, Dembele i ka shënuar vetëm shtatë gola.
“AS” ka shkruar se PSG-ja dhe Franca kanë natyrë krejtësisht të kundërt të lojës. E ka përmendur faktin se Dembele nuk mund të luajë në krahun e djathtë, pasi atë pozitë e ka Michael Olise, njëri prej më të mirëve në botë aktualisht. Olise ndaj Irlandës së Veriut realizoi “hat-trick”.
Dembele është fitues i “Topit të Artë”.