Paris Saint-Germaini është i pari në tabelë me 66 pikë dhe një tjetër fitore në udhëtim tek Angersi, të shtunën nga ora 19:00, do ta afronte edhe më shumë te titulli në Francë. Angersi është i 13-ti dhe po lufton për mbetje në elitë.
PSG-ja e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Lensit. Ndaj Lensit në udhëtim luan më 13 maj.
Kjo ndeshje u shty për shkak të angazhimit të PSG-së në Ligën e Kampionëve, ku në gjysmëfinale do të luajë ndaj Bayern Munichut.
Në Francë, gara për të siguruar Ligën e Kampionëve është e hapur.
Luftojnë Lyoni e Lille që kanë nga 54 pikë, Rennesi që ka 53 pikë, Marseille me 52 pikë dhe Monaco me 50 pikë.