Sport

Prizreni-16 starton me fitore, mposht Rahovecin

Fituesi i Superkupës së Kosovës në basketboll, Prizreni-16 e ka nisur me fitore edicionin 2021/22 në Superligë. Në ndeshjen e parë, ekipi prizrenas e ka mposhtur skuadrën e Rahovecit.

Dueli i luajtur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ku Prizreni-16 ishte vendas është mbyllur me fitoren 106:96. Plejmejkeri Ivan Koljeviq ishte më efikasi te Prizreni-16 pasi e mbylli ndeshjen me “double-double” prej 31 pikëve e 12 asistimeve.

Në këtë fitore, kontribuoi edhe amerikani Courtney Fells me 29 pikë e 11 kërcime, Urim Zenelaj pati 14 ndërsa Arti Hajdari shtoi 13 pikë për ekipin prizrenas. Te Rahoveci, më i dalluari ishte Eric Davis me 33 pikë, i përcjellë nga Nick Banyard me 27 pikë e 11 kërcime por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen në start të sezonit.