Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prizreni-16 fiton duelin e parë çerekfinal të Ligës Unike

Prizreni-16 e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të plejofit në Ligën Unike, i cili ka nisur të mërkurën mbrëma.

Në ndeshjen e luajtur në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ekipi prizrenas ka triumfuar me shifrat 98:93.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë seri çerekfinale zhvillohen nga dy ndeshje, ndërsa ekipi me bilancin më të mirë kualifikohet në gjysmëfinale.

Me këtë fitore, Prizreni-16 ka bërë një hap para për kalim në fazën gjysmëfinale.

Kontribut të madh në këtë fitore të Prizrenit-16 dha Arti Hajdari, i cili ndeshjen e mbylli me 27 pikë. Me lojë të mirë te mysafirët, u veçuan edhe Darrell Davis (23 pikë, 12 kërcime, 9 asistime), Robert McCoy (20 pikë, 10 kërcime) e Xa vier Cannefax (14 pikë e 11 kërcime).

Te Rahoveci, më të dalluarit ishin TJ Dunans me “double-double” prej 24 pikëve e 17 kërcimeve, i përcjellë nga Musab Mala (22 pikë) dhe Fisnik Rugova (16), por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Në çerekfinalen tjetër, Tirana e ka mposhtur skuadrën e Teutës me rezultatin 98:81. Në gjysmëfinale të plejofit të Ligës Unike, tashmë janë kualifikuar Golden Eagle Ylli dhe Peja, ekipe që pjesën e rregullt e kanë përfunduar në dy pozitat e para në tabelë.