Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci mposht Prizrenin-16, por eliminohet nga Liga Unike

Skuadrës së Rahovecit nuk i ka mjaftuar fitorja ndaj Prizrenit-16 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës Unike për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Rahoveci, të mërkurën mbrëma triumfoi në Prizren me shifrat 87:86, por fitorja prej një pike ishte e pamjaftueshme për të avancuar tutje.

Në ndeshjen e parë, të luajtur javën e shkuar në Rahovec, Prizreni-16 fitoi me shifrat 98:93, e cila ia siguroi plasimimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

E në gjysmëfinale, Prizreni-16 do të përballet me Pejën, ekip që pjesën e rregullt e përfundoi në pozitën e dytë.

Në duelin e dytë, Rahoveci ishte dukshëm më i mirë se ekipi vendas, pasi i fitoi tre çerekë.

Fisnik Rugova me 24 pikë dhe TJ Dunans me 19 pikë e dhjetë kërcime, ishin më të dalluarit te Rahoveci. Në anën tjetër, u veçuan Arti Hajdari me 24 pikë dhe Robert McCoy e Xavier Cannefax që shënuan nga 21 pikë secili.

Edhe Prizreni-16 fiton duelin e parë çerekfinal të Ligës Unike Sport Prizreni-16 fiton duelin e parë çerekfinal të Ligës Unike

Krahas Prizrenit-16, në gjysmëfinale ka avancuar edhe Teuta e Durrësit. Pas fitores në ndeshjen e parë, Teuta ka triumfuar ndaj Tiranës edhe në duelin e dytë me shifrat 78:73.

Në gjysmëfinale, Teuta do të përballet me Golden Eagle Yllin që është kampion në fuqi i Ligës Unike dhe pjesën e rregullt të këtij edicioni e mbylli në pozitën e parë në tabelë.