KB Rahoveci e ka mbyllur pjesën e rregullt të sezonit në Ligën Unike me fitore të thellë. “Vreshtarët” të mërkurën në palestrën “Mizahir Isma” triumfuan ndaj Pejës me rezultatin 86:68, në duelin e xhiros së 14-të.
Për Rahovecin, kjo është fitorja e shtatë, ka edhe katër humbje, derisa Peja regjistroi humbjen e pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, Rahoveci e mbyll pjesën e rregullt me 21 pikë, dy më pak se skuadra e Pejës. Megjithatë, dy ekipet do të jenë pjesë e plejofit të Ligës Unike, i cili do të përbëhet nga gjashtë skuadrat e para të pjesës së rregullt.
Fisnik Rugova me 20 pikë ishte më i dalluari te Rahoveci, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe TJ Dunans që pati 18 pikë e 13 kërcime, si dhe Musab Mala (15).
Te Peja, më efikasi ishte Calvin Godfray me 18 pikë e 12 kërcime, i përcjellë nga Darius Washington (16) e Courtney Fells (15).