Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja vazhdon me fitore, mposht edhe Rahovecin

Skuadra e Pejës ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja, të shtunën e mposhti skuadrën e Rahovecit për të mbetur tu forcuar në krye të tabelës me 14 pikë.

Dueli i luajtur në palestrën “Karagaçi”, u mbyll me shifrat 86:76 në të mirë të Pejës.

Me këtë triumf, Peja mbetet ekipi i vetëm këtë edicion në elitë që ende nuk di për humbje.

Rahoveci e pati startin e mirë dhe shkoi në epërsi prej shtatë pikëve (13:6), por më pas Peja e mori lojën nën kontroll dhe nuk lejoi të befasohet.

Edhe Peja me fitore të rëndësishme, e thellon krizën e Rahovecit 029 Basketboll Peja me fitore të rëndësishme, e thellon krizën e Rahovecit 029

Rodney Purvis me 22 pikë ishte më efikasi te Peja, ndërsa Jalen Tate shtoi 20 sosh.

Te Rahoveci, që regjistroi humbjen e gjashtë rresht, më i dalluari ishte Isaiah Manderson me 26 pikë e 13 kërcime.