Një burrë ka vdekur pasi është gjetur i alivanosur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicën e Jugut, të enjten në mëngjes.
Sipas raportit të Policisë, viktima është transportuar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.