Një grua, së bashku me foshnjën e saj, është dëbuar nga shtëpia nga ish-bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes.
Viktima thuhet se është dërguar në strehimore.
Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.