Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Graçanicë

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete të enjten në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Rasti është raportuar në mëngjesin e së enjtes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.