Rahoveci ka mposhtur Pejën për herë të dytë brenda pak ditëve. Të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës, Rahoveci fitoi si vendas me shifrat 63:61.
Makol Mawien kishte shifrat më të mira te Rahoveci. Ai ndeshjen e mbylli me 14 pikë e 11 kërcime. Ivan Koleviq realizoi 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, kurse Fisnik Rugova kontribuoi me 15 pikë e 11 kërcime.
Te Peja, Darius Washington realizoi 17 pikë e gjashtë kërcime. Arian Qallakaj ndeshjen e mbylli me 12 pikë e 12 kërcime, ndërsa Calvin Godfray kontribuoi me 12 pikë e 13 kërcime.
Dardan Berisha realizoi vetëm katër pikë, ndërsa nuk qëlloi asnjë prej shtatë tentimeve për tri pikë.
Në fakt pejanët qëlluan vetëm tri prej 29 tentimeve për tri pikë.