Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prizrenit i takon derbi i qytetit, i luajtur në Suharekë

Prizreni-16 e ka fituar derbin e qytetit ndaj Bashkimit. Ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll u zhvillua të premten mbrëma në Suharekë.

Prizreni-16 fitoi me shifrat 78:73. Courtney Fells ishte i pandalshëm te Prizreni. Ai ndeshjen e mbylli me 30 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.

Te Bashkimi u dallua Corey Ross me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Prizreni ka shënuar fitoren e 12-të, ndërsa Bashkimi ka pësuar humbjen e 12-të.