Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi e fiton bindshëm derbin e qytetit, barazon pikët me Trepçën

KB Bashkimi

Bashkimi e ka fituar bindshëm derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit.

Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi”, Bashkimi fitoi me rezultat 96:62.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi e fitoi çerekun e parë me rezultat 23:14, ndërsa në të dytin Prizreni ishte para dy pikë, 18:16. Bashkimit i takoi edhe çereku i tretë, 23:19, ndërsa shkëputjen e madhe e bëri në çerekun e katërt. Valon Bunjaku shkëlqeu te Bashkimi me 27 pikë, katër asistime e pesë topa të rrëmbyer. Wendell Green i kishte 18 pikë e tetë asistime, ndërsa Jayveous Mckinnis i realizoi plot 18 kërcime. I shtoi edhe shtatë pikë. Lejson Zeqiri kontribuoi me fitore me 17 pikë.

Tervell Beck i realizoi 13 pikë e pesë kërcime te Prizreni. Lenzelle Smith Jr i kishte 15 pikë e 11 kërcime, por edhe shtatë topa të humbur. Kwame Vaughn ishte më efikasi me 18 pikë, por edhe me shumë gjuajtje të humbura.

Edhe Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës Basketboll Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës

Bashkimi tani i ka 29 pikë sa edhe Trepça, në dy pozitat e para.

Proton Cable Prizreni mbetet i fundit me 21 pikë.