Bashkimit i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi e ka fituar derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 101:90.
Bashkimi tani i ka 35 pikë në pozitën e gjashtë dhe i afrohet në një pikë Vëllaznimit të vendit të pestë. Prizreni mbetet i shtati me 32 pikë dhe pa gjasa për të hyrë në plejof. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro. Lejson Zeqiri ka udhëhequr Bashkimin me 26 pikë e tetë kërcime.
Isiah Umipig i kishte 17 pikë e gjashtë asistime. Te Prizreni, Ty Cockfield i kishte 27 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Ivan Koleviq kontribuoi me 16 pikë e 11 asistime, por që nuk mjaftuan.