Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhiroja e 12-të e Superligës në futboll hapet të premten

futboll

Ballkani – Drenica është ndeshja e parë e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën luhen dy ndeshje. Drita e pret Vushtrrisë, kurse ndeshje interesante pritet të luhet në Podujevë ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.

Dy ndeshjet e fundit luhen të dielën. Malisheva është vendëse ndaj Feronikelit 74, derisa Dukagjini e pret Gjilanin.

Malisheva është lidere me 26 pikë. Pas saj janë Prishtina me 23 pikë dhe Drita me 20 pikë. Prishtina e Drita kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Ende nuk është caktuar se kur do të luhet ndeshja e mbetur e këtyre dy skuadrave.

Në vendin e fundit është Vushtrria me tri pikë, derisa Llapi zë vendin e parafundit me pesë pikë.