Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me mesazhet e Arlindës në duar protestuesit kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e saj

protesta

Foto: Driton Paçarada

Me mesazhet e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve para se të vritej, protestuesit po kërkojnë ndjekje penale, shkarkime e dorëheqje nga personat e përfshirë në rast.  

“E dhimbshme deri në Asht” e “Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini” e “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, janë disa nga mesazhet që Zekaj iu ka dërguar institucioneve përgjegjëse e që protestuesit i kanë shkruar në pankarta. 

Protesta po mbahet në kohën kur ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla e ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla do të mbajnë konferencë për të paraqitur raportet e këtyre dy dikastereve për rastin e vrasjes së saj. 

Fotofrafi nga protesta - (Foto: Driton Paçarada, KOHA)

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj, Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. 

Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.

Lexo përditësimet tjera
protesta

Vrasja e Arlinda Zekajt, Sveçla e Gërvalla mbajnë konferencë e me protestë u kërkohet dorëheqja

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot do të...