KB Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në palestrën “Mizar Isma”, duke e mposhtur Prizrenin-16 me rezultatin 95:85.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me të dyja ekipet që kishin epërsinë në këtë përballje.
Çereku i fundit ishte vendimtar. Rahoveci arriti ta fitoj këtë dhjetëminutësh me rezultat 28:19 për ta fituar ndeshjen e Superligës në basketboll.
Lojtari më i dalluar në fitoren e Rahovecit ishte Ivan Koleviq. Fundori e mbylli ndeshjen me 24 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime. U ndihmua nga Fisnik Rugova me 19 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. Darrell Davis te Prizreni ndeshjen e mbylli me 27 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Artikuj të ngjashëm