Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Rahoveci fiton ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimit

vb

Skuadra e Rahovecit e ka fituar ndeshjen dramatike kundër Vëllaznimit të hënën mbrëma. Hero i ndeshjes së zhvilluar në Prizren ishte Eliot Peci, i cili dy sekonda para fundit të takimit, shënoi dy pikët vendimtare për 81:79.

 Ndeshja e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll u mbyll 81:80 në të mirë të Rahovecit. “Në çerekun e fundit u zhvillua përballje edhe më interesante, ndër më të zjarrtat në këtë edicion, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej”, shkruan Federata e Basketbollit e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Rahoveci 029 u dallua Kentrell Pullian me 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Marques Warrick me 19 pikë dhe Leo Colimerio me 18 pikë. Rahoveci i ka dy fitore e tri humbje, kurse Vëllaznimi një fitore e katër humbje.