Vëllaznimi e ka shokuar Sigal Prishtinën të shtunën mbëma në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
Skuadra gjakovare e ka fituar me rezultat 90:76 ndeshjen e xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Dhe një xhiro para fundit gara për të shmangur rënien nga Superliga është jashtëzakonisht interesante.
Prishtina i ka 37 pikë në vendin e gjashtë. Vëllaznimi e Rahoveci 029 i kanë nga 36 pikë në dy pozitat e fundit.
Vendi i gjashtë siguron plejofin. Vendi i shtatë siguron mbetjen në Superligë, ndërsa i teti dërgon në kategorinë e dytë.
Edhe
Prishtina në plejof megjithë humbjen e thellë nga Trepça
Vendimtare do të jetë xhiroja e fundit.
Prishtina luan në Mitrovicë ndaj Trepçës. Vëllaznimi e pret Pejën dhe Rahoveci 029 luan në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit.
Ndaj Vëllaznimit, Prishtina i fitoi dy çerekët e parë. Por skuadra gjakovare reagoi në të tretin, të cilin e fitoi 30:18. Dhe fitorja u konfirmua në çerekun e katërt.
Jericole Hellems shkëlqeu te Vëllaznimi me 23 pikë, tetë asistime e gjashtë kërcime. Ziggy Reid kontribuoi me 21 pikë, 11 kërcime e dy asistime.
Edhe
Vëllaznimi fiton, e pret rezultatin e ndeshjes në Suharekë
Dericko Williams ishte më i dalluari te Prishtina me 11 pikë e 12 kërcime.
Deondre Burns e përfundoi takimin me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime.