Vëllaznimi ka fituar 88:82 ndaj Pejës, të mërkurën mbrëma në “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ndeshja i takoi xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Superligës. Dhe fitorja doli të jetë e pamjaftueshme për Vëllaznimin. Pas fitores së Rahovecit 029 ndaj Yllit në Suharekë, ndeshje që përfundoi pak minuta më vonë, u bë e qartë që Vëllaznimi mbetet i fundit në Superligë dhe bie në kategorinë e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt para ndeshjes gjakovarët ishin të bindur se me fitore mbesin në Superligë. Por FBK-ja njoftoi për skenarët pa nisur ndeshjet dhe bëri të qartë se Rahoveci 029 me fitore siguron mbetjen në Superligë.
Vëllaznimi përfundoi i teti me 38 pikë, sa i kanë edhe Sigal Prishtina në vendin e gjashtë dhe Rahoveci 029 në vendin e shtatë. Peja në plejof starton prej pozitës së pestë. Në çerekfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin e vendit të katërt.
Jericole Hellems shkëlqeu te Vëllaznimi me 22 pikë, tetë kërcime e tetë asistime.
Te Peja më i miri ishte Cesare Edwards me 26 pikë e shtatë kërcime.