Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juve mposhtet thellë, s’ka minuta për Zhegrovën

Juventuesi

Juventuesi është mposhtur thellë 3:0 nga Como të dielën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Serie A. 

Juve nuk e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme pasi që në minutën e pestë iu përjashtua nga loja sulmuesi Randal Kolo Muani. 

Kolo Muani u ndëshkua direkt me karton të kuq për sjellje josportive. 

Nico Paz e realizoi golin e parë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Dy golat e fundit i shënoi Anastasios Douvikas në minutën e 63-të dhe të 80-të. 

Për Edon Zhegrovën nuk pati minuta, pasi që u la në stol. 

Como me fitore është ngritur në pozitën e katërt me 29 pikë. 

Juve ka tetë pikë më pak në vendin e shtatë.