KB Rahoveci ka arritur fitore të rëndësishme të dielën në “Sezai Surroi” duke e mposhtur liderin Ponte Prizrenin me rezultatin 86:82
Derbi i xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll ishte dramatik deri në minutat e fundit.
Takimi ishte i barabartë ku të dy skuadrat tregoheshin të kujdesshme. Por ishin vendasit që në pushim prej 15 minutash shkuan me një pikë dallim 46:45. Në çerekun e tretë ishin mysafirët të cilët shënonin nga secila pozitë për të hyr në periudhën e fundit me gjashtë pikë dallim 66:60.
Loja e mirë e “Vershatrëve” vazhdoi edhe në periudhën e fundit ku fal epërsisë së krijuar arritën të fitonin me rezultatin 86:82.
Lojtari më i dalluar te Rahoveci ishte Darrel Davis me tripel-double duke shënuar 14 pikë 10 kërcime dhe 10 asistime.
Te Prizreni u dallua Divine Myles me 31 pikë dhe pesë kërcime.