Pasi bëri zyrtare vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Debatik Curri, Prishtina ka nisur menjëherë me përforcime.
Të martën pasdite skuadra e kaltër njoftoi për angazhimin e dy futbollistëve. Drilon Islami e Albin Krasniqi, që deri më tani kanë luajtur për Ferizajn, tani janë pjesë e Prishtinës.
Islami e Krasniqi janë vlerësuar për paraqitjet te Ferizaj, që megjithatë nuk ia doli të mbetet në Superligë.