Albin Krasniqi është kthyer te klubi i futbollit Prishtina.
Krasniqi iu bashkua Prishtinës si lojtar i lirë.
Së fundi ishte te Kolos Kovalivka e Ukrainës, skuadër të cilës iu bashkua nga Prishtina në verën e vitit të kaluar.
Mesfushori 25-vjeçar më herët në Kosovë ka luajtur edhe për Ferizajn dhe Dritën.
Krasniqi me Prishtinën kishte fituar Kupën e Kosovës.
Për Prishtinën para se të largohej kishte luajtur 77 ndeshje në të gjitha garat.