Artikull i përditësuar - Prishtina e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Prishtina të premten pasdite në ndeshjen që u zhvillua në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 1:0.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Ndeshjen e vendosi supergoli i Albin Krasniqit.
Krasniqi e shënoi golin e fitores për klubin nga kryeqyteti në minutën e 61-të.
Vushtrria kishte rast të artë në minutën e 92-të për t’i barazuar shifrat por goditja e Kim Sanes shkoi jashtë portës.
Edhe
Prishtina fiton derbin dramatik ndaj Ballkanit
Për Vushtrrinë është disfata e katërt radhazi.
Prishtina përballjen e xhiros së dytë ndaj Dritës nuk e ka zhvilluar pasi ajo ndeshje u shty për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat evropiane.