Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi largohet nga Prishtina

albin krasniqi

Albin Krasniqi i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën skuadra e Prishtinës në rrjetet sociale. 

Krasniqi ishte pjesë e Prishtinës nga viti 2023 kur u transferua nga Ferizaj. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari e realizoi golin e vetëm për Prishtinën në fitoren 1:0 ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës. Ai me klubin nga kryeqyteti ka zhvilluar 60 ndeshje ku ka kontribuar me dhjetë gola dhe dhjetë asistime. Krasniqi në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën e Dritës. 

Me Prishtinën i fitoi dy trofe. Dy trofe i fitoi edhe me Dritën. 

“Pas dy viteve të mbushura me përkushtim, pasion dhe lojëra të paharrueshme, Albin Krasniqi mbyll kapitullin e tij me Prishtinën. Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd. Suksese në kapitullin e radhës Albin”, ka shkruar Prishtina.