Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selmani largohet nga Drita

Kastriot Selmani

Kastriot Selmani i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Dritës. Ai është larguar nga skuadra gjilanase pas tre vitesh. Selmani është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Feronikelit 74.

“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikelin 74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët”, ka shkruar Drita të martën në faqen zyrtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Selmani dha kontribut të madh për Dritën në fitimin e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

25-vjeçari Selmani në 40 ndeshjet e zhvilluara realizoi pesë gola dhe bëri tri asistime.

Ai pjesë e Dritës ishte nga viti 2022 kur u transferua nga Llapi.