Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Feronikeli 74 e shokon kampionen

Feronikeli - Drita

Feronikeli 74 ka regjistruar fitore të madhe dhe e ka shokuar të mërkurën kampionen në fuqi, Dritën. 

Në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra nga Drenasi e mposhti atë të Gjilanit me rezultatin 1:0. 

Golin e fitores në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, e shënoi Avni Selmani, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë. Për të ishte goli i dytë i sezonit. 

Feronikeli 74 i udhëhequr nga trajneri Elon Berisha e shënoi fitoren e parë në këtë sezon. Tani i ka tri pikë pas pesë ndeshjeve dhe zë vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit. Nga tri pikë i kanë edhe Llapi e Drenica. 

Drita e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu e pësoi disfatën e parë të sezonit. Nuhiu, që e zëvendësoi Zekirija Ramadanin në postin e trajnerit, u eliminua fillimisht nga plejofi i Ligës së Konferencës, e mposhti Vushtrrinë dhe barazoi me Drenicën. 

Edhe Krasniqi ia siguron Dritës fitoren dramatike Futboll Krasniqi ia siguron Dritës fitoren dramatike

Tani zë vendin e gjashtë me 7 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Prishtinës.


Befasohet kampionia e Kosovës

Feronikeli 74 ka kaluar në epërsi ndaj kampiones së Kosovës në futboll, Dritës.

Golin e epërsisë 1:0 për vendësit e shënoi Avni Selmani, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Ndeshja Feronikeli 74 – Drita po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.


Nuk jep gola pjesa e parë në Drenas

Ka përunduar me rezultat 0:0 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Feronikelit 74 dhe kampionies në fuqi të Kosovës në futboll, Dritës.

Edhe Dëshpëron kampionia, tjetër humbje në Superligë Futboll Dëshpëron kampionia, tjetër humbje në Superligë

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “Rexhep Rexhepi” në Drenas nuk dha gola. Madje, munguan edhe rastet e mira për gol.

Ndeshja Feronikeli 74 – Drita i takon xhiros së pestë të Superligës në futboll.