Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi ia siguron Dritës fitoren dramatike

Drita

Besnik Krasniqi ka qenë sërish vendimtar me gol për skuadrën e Dritës, që të shtunën regjistroi fitore dramatike.

Pikët e plota në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit kosovar, Drita i fitoi vetëm falë golit të mbrojtësit të krahut të djathtë.

Krasniqi, që në këtë ndeshje ishte kapiten, shënoi me kokë nga afërsia. Fillimisht, Albert Dabiqaj u shkëput më së larti në zonë dhe gjuajti me kokë. Topi po shkonte jashtë kornizës së portës, por afër ishte Krasniqi që e dërgoi atë ndër këmbët e portierit të “kuqezinjve”, Kenan Haxhihamza. Goli i Krasniqit u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.

Për kampionen në fuqi të Kosovës ishte fitore shumë e rëndësishme, ndonëse u arrit me shumë vështirësi.

Drita pas 20 ndeshjeve tani i ka 35 pikë në pozitën e dytë, një më pak se Ballkani lider, dhe dy më shumë se Prishtina e treta. Ballkani e Prishtina e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Drenica mbetet me 21 pikë në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. I ka vetëm dy pikë më shumë se Ferizaj i parafundit dhe Prishtina e Re që është e fundit në tabelë me 15 pikë.

Edhe Drita drejt plejofit pas fitores së thellë në San Marino Futboll Drita drejt plejofit pas fitores së thellë në San Marino

Ballkani të hënën nga ora 13:00 e pret Malishevën në Suharekë, derisa Prishtina të dielën luan nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri” në derbin ndaj Llapit.

Drita në mesjavë u eliminua nga Kupa e Kosovës, ndërsa tani është në garë për mbrojtje të titullit. Në garë është edhe në Ligën e Konferencës, ku do të luajë ndaj Celjes në plejofin e fazës nokaut.

Haxhihamza i Drenicës për kohë të gjatë e mbajti skuadrën pa pranuar gol në ndeshjen e së shtunës, që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan. Ai bëri disa pritje vendimtare. Pritje shumë të mira, duke e shpëtuar skuadrën pa pranuar gol, ka bërë edhe Faton Maloku, portieri i Dritës.


Mbyllet pjesa e parë mes Dritës dhe Drenicës

Pjesa e parë e ndeshjes Drita – Drenica, që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan e që i takon xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, është mbyllur baras, pa gola.

Edhe Drita fiton titullin e pestë në histori Futboll Drita fiton titullin e pestë në histori

Skuadra e Drenicës pati më shumë mundësi shënimi, por portieri Faton Maloku ishte në formë dhe nuk lejoi të mposhtej.

Edhe Drita u shfaq rrezikshëm në disa raste por pa shënuar gol.