Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

Albin Krasniqi

Albin Krasniqi është futbollisti i radhës nga Kosova që transferohet në elitën e futbollit ukrainas.

Skuadra ukrainase, Kolos Kovalivka, të premten e ka zyrtarizuar transferimin e Krasniqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari Krasniqi së fundi ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës. Te Prishtina u transferua në vitin 2023 nga Ferizaj.

Ai me klubin nga kryeqyteti zhvilloi 60 ndeshje ku kontribuoi me dhjetë gola dhe dhjetë asistime. Krasniqi në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën e Dritës.

Me Prishtinën i fitoi dy trofe. Dy trofe i fitoi edhe me Dritën.

Te Kolos Kovalivka luan edhe ish-mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi.