Klubi i futbollit Ferizaj ka prezantuar mesfushorët, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami.
Dy futbollistët me Ferizajn kanë nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Krasniqi dhe Islami së fundi ishin te Drita.
“Klubi i futbollit FC Ferizaj, dëshiron të falënderoj skuadrën FC Drita për bashkëpunimin e treguar gjatë negociatave, e që dëshmon raportet e shkëlqyera që i kemi mes vete”, shkruan në njoftimin e klubit. Krasniqi edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizaj. Si Krasniqi ashtu edhe Islami janë shprehur të lumtur që iu bashkuan Ferizajt. Ferizaj është në garë për mbijetesë.