Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Islami i bashkohet Clujt

Drilon Islami

Drilon Islami

Mesfushori Drilon Islami është përforcimi më i ri i skuadrës së Clujit. Këtë e ka bërë të ditur klubi rumun të hënën në faqen zyrtare. 

Islami së fundi ka luajtur për skuadrën e Prishtinës. Ai ishte dhe kapiten i Prishtinës. 

Kontrata me Prishtinën i përfundoi këtë verë. Islami tashmë te Cluji është bashkëlojtar me Meriton Korenicën dhe Lindon Emërllahun. 

Islami te Prishtina u transferua në vitin 2023 nga Ferizaj. 

Ai me Prishtinën ka zhvilluar 73 ndeshje ku ka kontribuar me tri gola dhe tri asistime. 

Edhe Islami pritet të kthehet në Kosovë pa debutuar për Clujin rumun Futboll Islami pritet të kthehet në Kosovë pa debutuar për Clujin rumun

Islami me klubin nga kryeqyteti e ka fituar dy herë Kupën e Kosovës. 

Ndërkohë sa ishte pjesë e Dritës në sezonin 2019/20 e fitoi edhe titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.