Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina barazon në miqësoren e tretë në Turqi

Pas fitores në ndeshjen e parë miqësore dhe disfatës në ndeshjen e dytë përgatitore për stinorin pranveror, Prishtina ka barazuar në ndeshjen e tretë.

“Bardhekaltrit” të dielën në Antalia të Turqisë ku po e kryejnë fazën përgatitore, barazuan pa gola me skuadrën e Krumovgradit të Bullgarisë.

Krumovgradi është skuadër e kategorisë së dytë të futbollit bullgar.