Skuadra e Prishtinës e ka humbur ndeshjen e parë miqësore në Bolu të Turqisë, ku është duke u përgatitur për edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina të dielën humbi 2:1 nga Gençlerbirligi, që garon në kategorinë e dytë të Turqisë. Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Albin Krasniqi në minutnë e 9-të. Asistues ishte Ron Raqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri ditë më vonë, Prishtina luan ndaj Gaziantepit e elitës së futbollit turk, kurse më 31 korrik përballet me Pendiksporin e kategorisë së dytë. Pendikspori edicionin e kaluar ra nga elita e futbollit turk.
Prishtina ka bërë shumë ndryshime për edicionin e ri të Superligës. Ka angazhuar trajnerin me përvojë, francezin Jean-Michell Cavalli, si dhe është përforcuar me disa lojtarë.