Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U21 e humb miqësoren e parë

ks u21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka humbur miqësoren e parë të këtij muaji. 

Futbollistët e udhëhequr nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu u mposht 1:0 nga Turqia në ndeshjen që u luajt në Stamboll. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qendërmbrojtësi Salih Malkoçglu që luan te Trabzonspori, e shënoi golin e vetëm në përballje. 

Ai shënoi pas gjuajtjes së saktë me kokë dhe e mposhti portierin e Prishtinës, Altin Gjokaj, në minutën e 82-të. 

Miqësoren e radhës, Kosova U21 do ta zhvillojë të shtunën ndaj Luksemburgut. 

Ai ballafaqim luhet nga ora 17:00 në Kampion Nacional të FFK-së në Hajvali. 

Kosova U21 pas miqësoreve e kthen vëmendjen në ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian. Më 24 shtator, Kosova U21 luan në udhëtim te San Marino, ndërsa më 30 shtator e pret Qipron në Prishtinë. 

Ndeshjen e fundit kualifikuese, Kosova e luan më 6 tetor në “Fadil Vokrri” ndaj Finlandës. 

Kosova U21 në Grupin A kualifikues është e katërta me tetë pikë. Lidere është Spanja me 21 pikë, ndërsa Finlanda i ka 16 pikë në pozitën e dytë.