Skuadra e Prishtinës ka humbur ndeshjen e parë në Antalia të Turqisë, ku aktualisht po e kryen fazën përgatitore.
Të martën, Prishtina është mposhtur 1:0 në ndeshjen miqësore kundër Ruzomberokut të Sllovakisë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Chrien Martin në minutën e 13-të.
Për Prishtinën, kjo është miqësorja e dytë në Antalia, pasi të parën e ka fituar me shifrat 1:0 kundër ekipit nga Kazakistani, Ordabasy.
Po ashtu, Prishtina të dielën e shkuar në Antalia e fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi 2:1 ndaj skuadrës së Ballkanit.