Futboll

Drita e Prishtina fitojnë miqësoret, mposhtet Drenica

Miqesoret

Drita dhe Prishtina i kanë fituar ndeshjet miqësore të zhvilluara të mërkurën në Antalya të Turqisë, derisa Drenica është mposhtur.

Drita fitoi 4:1 ndaj Dobrudzhas, skuadrës elitare në kampionatin bullgar.

Oniks Grezda, Engjëll Sylejmani, Liridon Balaj dhe Albert Dabiqaj i shënuan golat e fitores. Ishte miqësorja e dytë për kampionen e Kosovës. Të parën e humbi 2:1 nga Vasas, ekipit të kategorisë së dytë të futbollit hungarez.

Ndërkohë, Prishtinës i ka mjaftuar goli i shënuar nga Blend Baftiu, në fitoren 1:0 ndaj Zhenis Astanas së elitës së futbollit të Kazakistanit.  

Prishtina e fitoi edhe miqësoren e parë ndaj Banik Ostravas, 3:2. Banik Ostrava është skuadër e elitës së futbollit çek.

Nga skuadra elitare e Bullgarisë, Botev Plovdiv, të mërkurën disfatë pësoi Drenica. Drenica u mposht 1:0. Edhe për “kuqezinjtë” ishte miqësorja e dytë. Të parën e fituan 1:0 ndaj Buxoros së elitës së futbollit të Uzbekistanit.