Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita mposhtet në miqësore nga CSKA 1948 e Bullgarisë

lituani

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, është mposhtur në ndeshje miqësore nga skuadra bullgare, CSKA 1948, me rezultatin 4:1.

Drita është duke qëndruar në Bansko të Bullgarisë për ta zhvilluar fazën përgatitore.

Golin e vetëm për skuadrën gjilanase e realizoi Kemehlo Nguena.

Ndërsa për skuadrën nga Sofja dy gola i shënoi Atanas Iliev, kurse nga një e realizuan Georgi Rusev dhe Petar Vitanov.

Drita në muajin e ardhshëm e nis rrugëtimin në Evropë.

Edhe Drita eliminohet nga Championsi Futboll Drita eliminohet nga Championsi

Drita në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27 do të përballet me Kauno Zhalgirisin e Lituanisë.

Ndeshjet e para zhvillohen më 7/8 korrik, kurse ato të kthimit më 14/15 korrik.