Ende pa nisur gara në ligat më të mëdha evropiane, shumica e skuadrave kosovare janë përshëndetur me futbollin kontinental.
Drita është skuadra e vetme që ka mbetur në garë në Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë, përkatësisht i fundit. Dhe këtë javë me Evropë janë “përshëndetur” Dukagjini i Klinës, Ballkani i Suharekës dhe Malisheva. Të tri këto skuadra u ndalën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Eliminimi gjatë korrikut i plot tri skuadrave është dëshmi për verë të zbehtë të futbollit kosovar.
Suksesi është më i vogël nëse krahasimi bëhet me edicionin e kaluar, përkatësisht me verën e kaluar.
Vjet Drita e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues në Champions. U ndal në të dytin. Fillimisht e kishte eliminuar Differdangen e Luksemburgut e më pas u ndal nga Copenhageni danez.
Edhe
Në Andorrë u kompletua edicioni i zbehtë i futbollit kosovar në Evropë
Drita ka pasur kundërshtar të nivelit të përafërt me Differdangen. Por u eliminua nga Kauno Zhalgiris i Lituanisë që në raundin e parë kualifikues të Championsit.
Për shkak të koeficientit jo të mjaftueshëm, Kosova nuk ka pasur skuadër në kualifikimet e Ligës së Evropës këtë edicion. Vjet Prishtina ishte ndalur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, që është niveli i dytë kontinental. Ishte eliminuar nga moldavët e Sheriff Tiraspol. Ndërkohë Drita ishte zhvendosur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga skuadra rumune FCSB.
Edhe Liga e Konferencës dëshmon rënien e skuadrave kosovare në krahasim me edicionin e kaluar.
Drita vjet arriti në fazën e ligës në “Conference League”, për t’u ndalur më pas në plejofin e fazës nokaut. Drita vazhdon të jetë në skenën evropiane.
Malisheva vjet ishte ndalur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kishte pësuar dy humbje, madje një 8:0, nga Vikingur Reykjavik i Islandës.
Edhe
Sukses historik i Dritës, kualifikohet në Ligën e Konferencës
Prishtina vjet, pas eliminimit nga Liga e Evropës, u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndërkohë Ballkani e kishte kaluar me sukses raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa u ndal në raundin e tretë. U eliminua nga Shamrock Rovers i Irlandës.
Në këtë pikë, Kosova vjet e kishte Dritën në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe Ballkanin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tani e ka vetëm Dritën në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Malisheva në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës e kaloi Vllazninë e Shkodrës, por u ndal të enjten mbrëma në Skoci nga Hiberniani në raundin e dytë. Këtë skuadër të njohur skoceze e mposhti 2:0 në Prishtinë, kurse në Skoci humbi 4:1.
Ballkani në raundin e parë kualifikues e elimonoi skuadrën uellsiane, Connah’s. Dëshpëroi të enjten mbrëma duke u mposhtur me penallti nga irlandezët e Bohemians, dhe atë në “Fadil Vokrri”. Dukagjini si fitues i Kupës nisi direkt prej raundit të dytë kualifikues në “Conference League”. U eliminua nga Lugano e Zvicrës.
Edhe
Drita e kërkon suksesin historik ndaj kundërshtarit që e kishte eliminuar
Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi me shumë mund kampionen e Maltës, Floriana. Ndeshja e parë në Maltë përfundoi 1:1, kurse në Prishtinë, skuadra gjilanase fitoi 2:1 pas vazhdimeve, pasi fillimisht barazoi në 1:1 në minutën e 88-të.
Derisa Dukagjini dhe Malisheva kanë pasur përballë skuadra nga liga më cilësore, Drita e Ballkani ishin bartës në short dhe kanë pasur rrugë më të lehtë. Por Drita mezi ka kaluar ekipin maltez, kurse Ballkani u ndal nga ekipi irlandez.