Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Prishtina ka barazuar në miqësoren e dytë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror. Të mërkurën, Prishtina ka luajtur 2:2 kundër ekipit nga Kazakistani, Atyrau që garon në elitë.
Prishtina e mbylli në avantazh pjesën e parë (2:1), por deri në fund të ndeshjes, ekipi kazak arriti ta barazojë rezultatin. Golat për Prishtinën në këtë takim, i realizuan Adilbek Zhumakhanov (32’) që shënoi autogol dhe Lorik Boshnjaku (43’).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Prishtinën, kjo është miqësorja e dytë në Antalia pasi të parën e humbi me rezultatin e thellë 4:0 nga Chernomorets Odesa e Ukrainës.