Pas fitores ndaj Siofokut të Hungarisë, skuadra e Prishtinës është mposhtur në miqësoren e dytë të luajtur në Antalia të Turqisë.
Të premten, Prishtina është përballur me ekipin nga Çekia, Ceske Budojovice, ndeshje që e ka humbur me shifrat 4:1.
Pjesa e parë e këtij dueli ka përfunduar me rezultatin 1:1, ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e ka shënuar Endrit Krasniqi (24’).
Prishtina tashmë disa ditë është zhvendosur në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore para rifillimit të sezonit në Superligën e Kosovës.