Kampionia e Kosovës në futboll Prishtina ka zhvilluar miqësoren e parë në përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë.
Prishtina është mposhtur thellë në miqësoren e parë nga skuadra Chornomoresti Odesa me rezultatin 4:0.
Borislav Tsonev (30'), Nazarius Rusin (32'), Vanzhav (69') dhe Titasville (79') realizuan golat për ekipin ukrainas.
Kryeqytetasit ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau më 26 janar.
Artikuj të ngjashëm