Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plzeni në epërsi ndaj Astanas, Ballkanit i duhet fitorja ndaj Dinamos për të avancuar

Viktoria Plzeni po avancon 1:0 ndaj Astanas në ndeshjen që po luhet në Çeki dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës.

Plzeni që tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjeëtër, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të me anë të Adam Vlkanovas. Me rezultatin aktual në Çeki, Ballkanit i duhet patjetër fitorja në Zagreb ndaj Dinamos për të avancuar nga grupi. Në Zagreb rezultati është 0:0 dhe deri në fund të ndeshjes kanë mbetur më shumë se 30-të minuta lojë.