Viktoria Plzeni është skuadra e parë që ka avancuar nga faza grupore e Ligës së Konferencës në Grupin C, ku është edhe Ballkani.
Skuadra e madhe çeke të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Dinamos së Zagrebit me rezultatin minimal, 1:0, në ndeshjen dramatike.
Viktoria Plzeni kalon tutje nga vendi i parë pasi ka katër fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe ka grumbulluar 12 pikë.
Në vendin e dytë e të tretë janë Astana dhe Ballkani me nga katër pikë, kurse Dinamo e Zagrebit në vendin e fundit mbetet me tri pikë.
Golin e fitores e ka shënuar sulmuesi Tomas Chory nga penalltia në minutën e 35-të.
Sulmuesi Sandro Kulenoviq i barazoi shifrat në minutën e katërt të kohës shtesë. Megjithatë, pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua pasi gjatë ndërtimit të aksionit ishte shkaktuar ndërhyrje e palejuar dhe pikët e plota i morën vendësit.
Plzeni luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 30 nëntor, ndërsa Dinamo e Zagrebit do të luajë në udhëtim tek Astana.
-
Plzeni në epërsi ndaj Astanas, Ballkanit i duhet fitorja ndaj Dinamos për të avancuar
-
Liga e Konferencës, Ballkani luan ndeshjen vendimtare në Zagreb
-
Ballkani synon fitoren në Zagreb, pret ndihmë edhe nga Plzeni
-
Plzeni ka siguruar kualifikimin, por udhëtoi për fitore në Tiranë
-
Ballkanin e presin dy finale drejt synimit të madh